Tarifa në Rrugën e Kombit: 16 euro për kamion - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit i ka dërguar një letër propozim Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me tarifën që do të aplikohet në Rrugën e Kombit për kamionët. Vizion Plus ka siguruar një kopje të kësaj shkrese, ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar i drejtohet zv/ministrit të infrastrukturës Artan Shkreli, duke kërkuar jo vetëm reduktim të tarifës, por edhe shtyrje të aplikimit të saj në 1 shtator 2018. Duke ju referuar letrës, bizneset propozojnë:



?Të kërkohet shtyrja e afatit të implementimit të tarifës më datë 1 shtator 2018. Të ketë një rishikim të tarifës në ulje për kamionët, duke u bazuar në bileta ditore, në tarifën 16 euro vajtje- ardhje, gjatë 24 orëve.?



Bashkimi i Prodhuesve argumenton se tarifa e propozuar prej 16 euro të jetë vlefshme në rast qarkullimi brenda 24 orëve duke e konsideruar të si një biletë të vlefshme për një ditë. Duke ju referuar të dhënave, aktualisht tarifat e miratuara arrijnë deri në 45 euro për kamion vajtje-ardhje. Njëkohësisht Bashkimi i Prodhuesve kërkon që deri në miratimin përfundimtar të tarifës për kamionët, ata të jenë pjesë e bisedimeve me koncesionarin dhe qeverinë.



Në fund të muajit prill bizneset dhe ministria e linjës nisën negociatat për të gjetur një tarifë të përshtatshme për bizneset,  që do të konsiderohen frekuentues të shpeshtë të rrugës së kombit. Kërkesa e biznesit tashmë mbetet për t?u shqyrtuar nga qeveria, si dhe nga kompania koncesionare dhe më pas pritet të zyrtarizohet tarifa që do të aplikohet. Pagesa për të kaluar në Rrugën e Kombit është kundërshtuar fort jo vetëm nga bizneset po edhe nga banorët e Kukësit, duke e konsideruar atë si shumë të lartë.



Ky fakt u shoqërua edhe me protesta të dhunshme. Edhe për banorët e zonës qeveria po negocion për të ofruar një tarifë më të reduktuar se 5 euro, e cila është propozuar të jetë në 400 lekë vajtje-ardhje.