Biçikletat pushtojnë Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e festes se fëmijëve, Tirana do te pushtohet edhe nga biçikletat. Ne 1 qershor bashkia do te promovoje alternativen e re te transportit përmes 4 mije biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i Firences, Dario Nardella, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë projekt dhe te tjera te cilat kane rezultuar te suksesshëm ne qytetin italian.



?Duam të punojmë shumë për Smart City, si ta bëjmë Tiranën një qytet inteligjent. Në njëfarë mënyre kopjuam projektin nga Firence dhe jemi gati të fillojmë me biçikletat me qira në Tiranë, një sistem inovator, të cilin e kemi parë se si ka funksionuar perfekt në Firence. Projekti do të nisë në 1 qershor dhe mandej, do të vijojmë me të gjitha projektet e tjera Smart City gjatë gjithë vitit?



Edhe kreu i Bashkisë se Firences vlerësoi projektet e përbashkëta me Bashkinë e Tiranës, si ai për ndriçimin publik dhe projekti per shtimin e sipërfaqeve te gjelbra.

 

 ?Po bashkëpunojmë me Tiranën për një projekt për ndriçimin publik dhe smart-city, të cilin e kemi shumë për zemër dhe jemi gati, së bashku me sipërmarrësit tanë, ndërmarrjet tona, për të investuar në këtë vend, pasi Italia dhe Shqipëria janë dy anë të së njëjtës medalje. Projekti i pemëve në Tiranë është një projekt që ka avancuar shumë. Unë kam vizituar shumë vende të Evropës dhe besoj se është sot projekti më ambicioz, sa i përket numrit të pemëve të mbjella në gjithë Evropën. Forca! Shikoj se ky qytet po rritet me ritme shumë të shpejta?



Pjesë e diskutimit mes dy kryebashkiakeve ishte dhe mundësia e hapjes se nje shkolle mode ne Tirane, e cila do te nxisë me tej shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.