Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e enjte ishte dita e fundit që Sajmir Tahiri u fut në Kuvend si deputet. Ish-ministri i brendshëm i akuzuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, dorëzoi mandatin e deputetit.

 

?Pikërisht sepse nuk jam si këta që kanë qeverisur për 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se unë nuk jam raca e atyre që rrinë në Parlament për Pazar apo për shpëtim. Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë unë nuk do të jem deputet, por si qytetar i thjeshtë si mbi dy milionë shqiptar në këtë vend?

 

Ai tha se tashmë është një njeri i lirë, i cili do të luftojë për drejtësi.



 ?E dua t?i drejtohem edhe kolegëve të mi në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin nga një kusur që s?ma kishte askush borxh nga i pari tek i fundit. Por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë të dykuptimshme apo mërmëritje nën zë mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim. Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim duhet nga të gjithë?



Tahiri theksoi se në 6 muajt e fundit ishte këshilluar që për t?u vetëmbrojtur të shiste kryeministrin Rama.



?Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë, por ishte Edi Rama koka e trafikut të drogës, e kështu shpëtoja unë nga të gjitha. Tjetri më këshillonte të mos flisja se kjo nuk është punë pasioni dhe nervash, kjo është punë llogarish. Unë heshta, tregtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhinjtë dolën në treg. Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje, e pushka top t?ju bëhet, unë këtu jam e do ia dal?



Në fjalimin e tij prej rreth 45 minuta, Tahiri nuk kurse sulmet edhe ndaj ish-kolegëve të tij socialist, por edhe ministrit aktual të Brendshëm Xhafaj.



?Mbeta unë që të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit me akuza dhe me të njëjta dhe me të njëjtat akuza pa marrë ende detyrën. Edi Rama në fillim të Parlamentit i falenderoi për kontributin opozitar, ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi dhe Saliut dhe Lulit. Por këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhembshur për fushat që medemek lëngonin të mbjella me hashash. Lazaratin nuk e kishin atyre prej 20 e kusur vjet plot e për plot? Krujën nuk e kishin atje? Shkodrën, Malësinë e Madhe? Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishin aty të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh? Dhe ishin aty edhe ditën kur mora unë detyrën dhe tani u thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë?



Akuzoi gjithë klasën politike të 25 viteve të fundit. Por i ashpër ishte me krerët e partive opozitare.



?Klouni më qesharak i politikë shqiptare që s?u lodh duke vjedhur se s?u gjykua kurrë. Ministri i Brendshëm vrau katër njerëz në bulevard bashkë me Saliun, as u hetua, as u gjykua. Më akuzon Sali Berisha, dhe e gjithë lukunia që e ka bërë go...