Ora News - Policë në grabitjen 10 mln? Familja Kalemi akuzon dy efektivë, kërkon hetime

2018-05-14 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit Vlorë rikonfirmoi masën e sigurisë "arrest me burg" për dy të rinjtë e akuzuar për grabitjen e 100 milion lekëve të vjetra dhe një makine të një familje në Levan të Fierit. Por përfaqësues të familjes kanë ngritur dyshime se në grabitje janë të përfshirë edhe dy efektivë policie ndaj kërkojnë thellim të hetimit.

Familja nga Fieri që një vit më parë i vodhën 10 milion lekë dhe një makinë, akuzon se në ngjarjen e vitit të kaluar janë përfshirë edhe dy efektivë policie veç dy të rinjve të arrestuar Renaldo Tafili dhe Xhuljan Muça.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit Vlorë që la në qeli dy të rinjtë, Floresha Kalemi kërkoi nga prokuroria zgjerimin e hetimit edhe ndaj dy efektivëve të policisë të cilët i kanë denoncuar edhe pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave

Kalemi: Me këta dy persona unë kam të dhëna të sakta se janë edhe dy policë të përfshirë të komisariatit të Fierit. Kemi dyshuar se na rrini në derë dhe dritare katër muaj të tërë.

Por përveç drejtësisë penale, familja e dëmtuar tashmë është në pritje të kthimit të vlerave monetare.

Kalemi: Brenda Benzit ishin 100 milion lekë të vjetra të cilat i morën së bashku me Benzin të cilat ishin borxhet e tregtarëve dhe një kredi që ne do të paguanim atë ditë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/police-ne-grabitjen-10-mln-familja-kalemi-akuzon-dy-efektive-kerkon-hetime