Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi pas seancës plenare se vendimi i Saimir Tahirit për të dorëzuar mandain e deputetit është personal dhe është një çështje që i përket atij dhe drejtësisë.
Në një prononcim për mediart, Taulant Balla, akuzoli opozitën si gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj imazhit të Shqipërisë për të penguar integrimin.
Balla: Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë. As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave. Gjithçka që ne mundohemi të ndërtojmë ditën këta e shkatërrojnë natën me një punë sabotuese. Këta janë në një betejë për të prishur sa më shumë punë Shqipërisë në vendimmarrjen e rëndësishme të 28 qershorit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-doreheqja-e-tahirit-vendim-personal-ceshtje-e-tij-dhe-drejtesise