Ora News - Saimir Tahiri dorëzon mandatin, sulmon Berishen, Meten, Xhafaj. Fjala e plote

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një deklaratë të posaçme për mediat ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi lënien e mandatit të deputetit. Me tone të ashpra ai nënvizoi se do të heqë dorë nga çdo pushtet për tu hetuar si qytetar i thjeshtë.

Saimir Tahiri: Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim:Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit.Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë.E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast.

Një javë pas takimit Rama-Merkel, duke iu referuar deklaratave se mos arrestimi i tij po pengon çeljen e negociatave, Tahiri u kundërpërgjigj duke akuzuar si krerët e PD dhe të LSI.

Saimir Tahiri: Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë.Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua. Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç?kanë bërë.E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.

Shigjetimeve nuk i shpëtoi as Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Saimir Tahiri: Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Tahiri u shpreh i keqardhur që ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, u emërua Ambasador prej qeverisë ku ai ka qenë pjesë.

Saimir Tahiri: Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç?i thoshte Saliu në darkë. Njëri sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva.Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët.Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua.

Jashtë akuzave nuk mbetën as socialistët që sipas tij nën zë e akuzojnë.

Saimir Tahiri: E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek...