TIRANE-Opozita nuk është në unison. PD është larguar nga seanca e sotme plenare duke e braktisur, ndërsa LSI jo. Kryetarja e LSI, Kryemadhi së bashku me kryetarin e grupit Vasili dhe dy deputetët Luan Rama dhe Klajda Gjosha janë të pranishëm në seancë.
Deputetët e PD larguan në momentin që mori fjalën Rama. Kryeministri i akuzoi se po hedhin baltë për Shqipërinë në Europë, ndërsa shtoi se me këtë opozita, PS rron një mijë vjet në pushtet, pasi nuk ka konkurrencë.Ne vijojmë me fjalën që mbeti, prania juaj nuk i shton asgjë seancës. Profesori më dha mundësi të flas për llogaridhënie publike. Nuk ka qenë e largët kur raportet ndërkombëtare kishin emra dhe mbiemra. Kryetari vulëhumbur, por edhe një tjetër kryetar i simotrës ka qenë me emër dhe mbiemër si pengesë e progresit dhe sot kemi një raport të KE që nuk është i radhës, por dokument që mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim pa kushte.
Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë. Profesori thotë se paska thënë Gjermania se pa u fut në burg Tahirin nuk ka të ardhme për Shqipërinë. Në komisionet e bundestagut, në gjermanisht unë dëgjova ato që kam dëgjuar këtu shqip katër vite. Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot. Shqipëria sot nuk ka lidhje me cfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do ti mbajmë këtu, gjithmonë e më pak. PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta.