Lidhur me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ju ka dërguar letër për takim të hapur të datës 07 maj të 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.
Aktorët që po përgatisin ftesat për deputetët janë aktori Alert Çeloaliaj, Kastriot Çipi dhe Robert Budina
Në letrën e dërguar thuhet se do të jetë një takim i hapur ku do të ndihmojë me mendime dhe qëndrime edhe nga ana e qytetarëve dhe deputetëve.
Në kuadër të debatit mjaft mediatik mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit do të zhvillojë ditën e hënë, me datë 07/05/2018 një takim të hapur me synim diskutimin e problematikave që shqetësojnë aktualisht komunitetin teatror, shoqërinë civile dhe publikun e gjërë përsa i përket këtyre dy institucioneve unikale në Shqipëri.
Për sa më lart, ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë takim duke na ndihmuar edhe me mendimet dhe qëndrimet tuaja, si qytetar/e dhe deputet/e mbi problematikat e sipërpërmendura.
Takimi do të mbahet në sallën Molier të Teatrit Kombëtar Eksperimental, ora 19:00
Kryetari i Sindikatës së Artistëve, Alert Çeloaliaj