Ora News - Spaho: Tahirin do e kishit bërë kurban me kohë, por mbroni Edi Ramën

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho thotë se PS po mbron Tahirin sepse do të mbrojë Ramën.

Spaho thotë se mandati i Tahirit u dorëzuar pas presionit të Merkelit.

Spaho: " Janë të dy të lidhur, por sot ai është në pozicionin si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të prokurorisë së katanjas, i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Saimir Tahirin, është Tahiri dhe Edi Rama.

Del sot e thotë e lë mandatin, po mirë para një jave nuk erdhi këtu për të mbrojtur mandatin. Çfarë ndryshoi apo shkoi zotëria në Berlin dhe i thanë o do shkojë në burg Saimitr Tahiri ose nuk ka negociata. Bëjnë sikur po heqin mandatin. I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojrave, sot prapë i bëri presion, unë po bëj sikur po heq mandatin. I bëri presion dhe me ministrin e Brendshëm tha je kontrabandisiti më i madh.

Pas fjalës së Spahos mori fjalën Rama por në këtë moment opozita u largua.

Spaho: "Po të ishte për Saimir Tahiri do e kishin bërë kurban me kohë por doni të mbroni Edi Ramën. Mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën dhe veten tuaj"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/spaho-tahirin-do-e-kishit-bere-kurban-me-kohe-por-mbroni-edi-ramen

Free Traffic Exchange