Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit. Në një konferencë për mediat, në Kryesinë e Kuvendit konfirmoi se nga sot nuk do të jetë më deputet i Parlamentit shqiptar.
Saimir Tahiria u shpreh i vendosur se do t'i shkojë deri në fund të vërtetës.
Saimir Tahiri: Kam marrë një vendim për ta treguar edhe njëherë se nuk jam rraca e atyre që rrinë në Parlament për pazare apo shpëtim Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të depuetit. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë unë nuk do jem një deputet por një qytetar.
Sot i them të gjithëve ja ku më keni si qytetar të thjeshtë këtu do më keni përballë jush, si mbi 2 milionë shqiptarë në këtë vend. E si qytetar i thjeshtë me të drejtën time, me familje dhe miqtë e mi, me gjithë ata njerëz që më besojnë ende unë do të përballem me Prokurorinë, me gjykatën, me drejtësinë, do përballem me ligjin si çdo do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla. E unë nuk do të dërzohem në këto çast.
E sot i them të gjithëve mua ja ku më keni si qytetar i thjeshtë, unë këtu jam dhe do të jem përballë jush.
Fuqia ime është e vërteta ime dhe nuk do resht ti shkoj deri në fund.
Është familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë me gjithë forcën time për shqetësimin që kanë marrë prej meje padrejtësisht. Janë ata mijëra shqiptarë që ende besojnë tek unë e që nbuk kam fjalë mjaftueshëm ti falenderoj për mbështjetjen që më kanë dhënë e më japin ende qoftë edhe me një mesazh.
Nuk jam nga ata që fshihem e tretem pas parlamentit, mandatit e imuniteti e aq më pak të përfitoj prej tyre. E kam të qartë se kjo është ndeshja e fundit por është veç ndeshja ime e parë dhe do vazhdoj prapë e prapë deri kur tia dal. Nga sot nuk jam më deputet, do të përballem me këdo sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër. As do përkulem dhe as do dorëzohem. Nuk kam ndërmend ta bëj
Unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur këtë vend si për 25 vjet dhe sot shesin moral. Unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë as për mandat, as për parlament për tu përballur me drejtësinë dhe palaçot e politikës sot dhe sa të kem fuqi.
Nuk jam dorëzuar kurrë dhe as nuk do të dorëzohem sot. Do të jem aty bashkë me më të fundit që beson tek unë, në një betejë që tashmë nuk e kam vetëm timen. As drejtësinë dhe as Europën nuk do të na e falë njeri, aq më pak agallarët e politikës, por do ta fitojmë me kockat tona. Me mua mund të merren. Unë do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, ne do të bëjmë si do të bëjmë do të durojmë deri në fund.
Po mbushen 30 vjet ama që kjo rracë politike po merret me shqiptarët duke i tallur, duke i vjedhur, duke i sharë, duke i vjedhur lekët dhe të ardhmen e fëmijëve.Ora e të vërtetës sime ndoshta nuk është larg. Do të ketë për të gjithë një orë që do të përballen me drejtësinë dhe të vërtetat e tyre dhe ndoshta do të japin llogari.Deri atëherë unë do të jem...