Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këtë të enjte britanikët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor. Në Londër në listën e konservatorëve është përfshirë edhe shqiptarja Anila Skeja, e cila kandidon në zonën Barnet në veri të kryeqytetit britanik.
Në një lidhje me studion e lajmeve të Ora News ajo shprehet se në rast se do të dalë fituese do të punojë me zyrën e emigracionit.
Anila Skeja: Që na 2016 kur u bënë zgjedhjet për BREXIT ata e kuptuan se humbën shumë popullaritet dhe e kuptuan se pa Europën nuk mund të bëjnë dot. Edhe i përkrahin dhe i mbështesin shumë emigrantët. Unë nëse do të fitoj dëshiroj të punoj në zyrat e emigracionit dhe do të kisha shumë dëshirë të ndihmoja shqiptarët, sepse jemi një popull që gjithmonë kemi vuajtur dhe vuajmë akoma.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anila-skeja-shqiptarja-qe-kandidon-partine-se-kryeministres-theresa-may-ne-britani