Kontroll cilesise se qumeshtit, aksioni nis me 15 Maj

2018-05-14 2

Në 15 Maj Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nis kontrollin e industrisë së qumështit. Drejtori i AKU, Agim Ismaili, ka thënë për Klan Plus se nuk ka asnjë qëllim të mbyllen baxhot apo pikat e grumbullimit të qumështit, ndaj para se të nisë ky aksion çdo operatori i është dërguar një raport vetkontrolli për të parë se në çfarë niveli janë me plotësimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Sipas kreut të AKU, qëllim kryesor është garantimi i sigurisë ushqimore në vend, ndaj të gjithë opetarorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, u është kërkuar të plotësojnë raportin e vetëkontrollit për të parë se në çfarë niveli i kanë standardet e kërkuara në legjislacionin përkatës.
Ismaili thotë se plotësimi i listave të vetëkontrollit, është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve. Kjo gjë vërtetohet dhe nga fakti se disa baxho, në momentin që u ka shkuar formulari për vetkontroll, e kanë parë të arsyeshme të mbyllin aktivitetin pasi nuk plotësonin kushtet.
Në vend janë 320 opetarorë të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të cilët do të kalojnë në sitën e AKU-së.