Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Repolitix?, të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Ministrja Xhaçka deklaroi se nuk ka plan të afërt për vendosjen e një baze ushtarake të SHBA në Shqipëri.
Takimi me sekretarin amerikan, çfarë propozimesh i bëtë?
SHBA është partner i besueshëm, luan rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, promotor i politikës së dyerve të hapura të NATO. Shqipëria në vitet e fundit ka treguar, përmes operacioneve dhe misioneve, përmes të qenurit pjesë e aleancës, rritjes së buxhetit, që aktualisht është 1.2 dhe do vazhdojë të rritet deri më 2024, se është sot aleati më i besueshëm në NATO. Propozimi im ishte se Shqipëria të ishte vend aleat, bazë ushtarake, gjurmë e aleancës, që do të ishte përfaqësuese në gjithë rajonin.
A kemi ne mundësi?
Mundësi ka, janë të shumta.
Përgjigja e Mattis?
Ai tregoi mbështetjen e tij për një vend si Shqipëria, që pavarësisht përmasave gjeografike, ka qenë kontribuues shumë i madh për aleancës. Angazhimet tona operacionale krahasuar me popullsinë tonë mbeten ndër më të lartat në aleancë.
A ka plan të afërt për të vendosur një bazë të SHBA në Shqipëri?
Jo, nuk ka asnjë plan të afërt, ishte vetëm një propozim i bërë nga unë, për të treguar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.