Report TV - Rama, llogaridhënie publike para qytetarëve të Tiranës

2018-05-14 0

Kryeministri Edi Rama paralajmëron të gjithë gjykatësit dhe prokurorët të cilët dhanë dorëheqje për t'i shpëtuar procesit të Vettingut, se do rikthehen te drejtësia, por këtë herë për të dhënë llogari për gjithçka kanë bërë në sistemin e drejtësisë.

Deklaratën e tij kreu i qeverisë e bëri gjatë një aktiviteti për "Llogaridhënien publike të qeverisë" te Amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë.

Vettingu këtë qëllim ka, të pastrojë sistemin dhe në pallatin e ri të drejtësisë të hyjnë gjykatës dhe prokurorë të cilët të drejtës i thonë e drejtë he të padrejtës e padrejtë, ata gjykatës e prokurorë të çliruar nga kthetrat e politikës, të vendosur në pozicionet e trye falë meritës do ndajnë shapin nga sheqeri. Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për çfarë kanë brë.

Edi Rama, Kryeministër
Pas Vettingut në sistemin e drejtësisë, kreu i qeverisë Rama tha se edhe politikanët do t'i nënshtrohen filtrave, nga më i gjati e deri te më i shkurtri ishte batuta e tij.

Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokuroi e gjykatë.

Edi Rama, Kryeministër

Free Traffic Exchange