Report TV -Rënia e euros, Sejko këshillon qytetarët: Mos bëni konvertime nisur nga kursi

2018-05-14 0

Banka e Shqipërisë ka këmbëngulur se strategjia e saj për stimulimin e përdorimit të monedhës vendase nuk ka asnjë efekt psikologjik dhe se agjentët ekonomikë nuk duhet të veprojnë nën panikun e luhatjeve të kursit për të konvertuar eurot në lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, thotë se forcimi i ndjeshëm i lekut karshi euros, nuk është pasojë e politikave dhe strategjisë së saj për të forcuar monedhën vendase, por e faktorëve të tjerë specifikë të këtij tregu.

?Në radhë të parë do i ftoja eksportuesit të vijnë dhe të bashkëbisedojnë me ne për t?i sqaruar mbi efektet që ka jo vetëm strategjia jonë për stimulimin e monedhës vendase por edhe roli dhe forma që po e bëjmë. Letrën e tyre e kemi marrë por dua të nënvizoj se ne e shohim efektin e kursit të këmbimit në aspektin makroekonomik?, tha Sejko duke iu përgjigjur kështu shqetësimit të eksportueseve.

Gent Sejko, Guvernator i BSH

Free Traffic Exchange