5 te denuar tentojne arratisjen nga burgu i Fushe - Krujes

2018-05-14 3

Parandalohet arratistja e 5 të dënuarve nga burgu i Fushë - Krujës. Sipas drejtorisë së burgjeve, gjatë një kontrolli rutinë në godinën B të burgut u vu re se hekurat e një prej dritareve të katit të parë ishin prerë. Të dënuarit që ndodheshin në të njëjtën dhomë, pasi kishin prerë hekurat e dritares, i kishin kamufluar duke i mbuluar me tela rrobash.

Nga 5 të dënuarit, dy prej tyre ishin arrestuar për dhunë në familje dhe tre të tjerë akuzoheshin për grabitje. Ata ndodheshin prej 15 ditësh në dhomën e katit të parë. Dy prej të dënuarve që tentuan të arratiseshin janë Zef Prenga dhe Luan Dautxhiu.

Sipas grupeve të inspektimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Menjëherë pas ngjarjes të burgosurit u transferuan për në burgun e Peqinit dhe Drenovës. Do të jenë hetimet përfundimtare ato që do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nëse të burgosurit kanë bashkëpunuar me forcat e sigurisë apo edhe persona të jashtëm.

Free Traffic Exchange