Report TV - Xhafaj: 3 banda të rrezikshme veprojnë në Durrës

2018-05-14 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se do të goditen dhe do të vihen para drejtësisë të gjitha grupet kriminale, si dhe pasuria e tyre e krijuar nga aktiviteti kriminal.

Nga qyteti i Durrësit, ministri Xhafaj theksoi se është bërë skanimi i të gjitha grupeve kriminale, anëtarëve dhe drejtuesve të tyre, si dhe pasurisë që ata posedojnë, dhe tani do të bëhet goditja e tyre, gjë e cila kërkon kohë.

Xhafaj paralajmëroi ?kokat? e bandave kriminale se jo vetëm do të përfundojnë në burg, por do t?iu merret dhe pasuria e tyre, e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ndër të tjera, ai shtoi se tre grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë për 10-15 vite, veprojnë në Durrës dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqëror.