http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte Shqipëria që vitin e shkuar organizoi konferencën e parë të Arkivistikës shqiptare. Të bindur se temat që u propozuan atëkohë për diskutim nuk ishin shteruese, thirrja këtë vit vjen nga Kosova. Më 9 qershor në Prishtinë mbahet konferenca e dytë shkencore për dokumentet shqiptare.
Duke marre shkas edhe vitit i Skënderbeut, kjo konferencë do të jetë, mbarëkombëtare.
Qëllimi kësaj konference është të mbledhë bashkë aktivistët e Shqipërisë dhe të Kosovës, aktivistët shqiptarë të viseve jashtë Shqipërisë, por që veprojnë ndër shqiptarë, nga Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe të tjerë aktivistë që punojnë apo studiojnë në fushë të Arkivistikës. Ftesa për pjesëmarrje u drejtohet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apor atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.
Me nisjen e dixhitalizimit të shumë dokumenteve nga arkivi shqiptar, por edhe shkëmbimin e dokumenteve mes drejtorisë së Kosovës e Shqipërisë, pritet që në këtë konferencë të diskutohet edhe bashkëpunimi me studiues, koleksionistë e arkivistë.