Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në Durrës ku umbajt Forumi për Sigurinë Publike përsëriti se shteti tashmë e di kush janë grupet kriminale, por është me rëndësi që të sigurohen provat konform ligjit.
Xhafaj: Nga momenti i indetifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në provë për efekt hetimi fhe gjykimi është një proces që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite. Sepse pavarësisht se mund të jemi në dijeni të përbërjes së tyre, po aq e rëndësishme është edhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore.
Ne sot jemi në gjendje të dimë se cialt janë grupet kriminale, kush është aktiviteti i tyre, cfarë fuqie posedojnë dhe jemi në një vepritmari aktive policore për ti vënë përpara përgjegjësisë penale.
Një pjesë e këtyre grupeve, rreth 9 grupe kriminale janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grupet-kriminale-xhafaj-i-dime-kush-jane-por-duhet-te-sigurojme-provat