Report TV - Të skualifikuarit nga Vettingu s'do pranohen as si avokatë

2018-05-14 0

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu.

Maks Haxhia Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.

?T'u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese?.

Bashkim Fino, deputet i PS
Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t?i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t?i sjellim sërisht në sallën e gjyqit.

Ulsi Manja, kreu i komisionit të Ligjeve
Ministrja e Drejtësisë tha se ligji i ri duhet t?u japë fund avokatëve të korruptuar.

?Duhet t'u japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar?.

Etilda Gjoni Ministre e Drejtësisë
Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.

Free Traffic Exchange