Report TV - Llogaridhënia publike, Nikolla në Kavajë: Mësues cilësor në gjithë vendin

2018-05-14 1

Turin e llogaridhënies publike të qeverisë, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë e filloi nga qyteti i Kavajës me mësues, nxënës e prindër. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, ministrja Lindita Nikolla i informoi mbi punën e bërë gjatë 6 muajve të parë të kësaj qeverie dhe specifikisht të ministrisë që ajo drejton, duke identifikuar edhe fokusin ku është përqendruar ky dikaster gjatë këtij mandati.

Ndërsa nënvizoi se gjatë këtij viti Qarkut të Tiranë do t?i shtohen 3 shkolla të reja, falë investimit të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Bashkitë. Reforma e kurrikulës dhe e teksteve që filloi gjatë 4 viteve të shkuara, përmbyllet vitin që vjen në arsimin parauniversitar, deklaroi Nikolla, por sipas saj, ende ka shumë për të bërë, pasi fëmijët e shqiptarëve meritojnë më shumë mësues cilësor dhe mësimdhënie bashkëkohore. Ndaj nga viti që vjen Nikolla deklaroi se çdo shkollë do të ketë inspektorin e saj për të anashkaluar problematikat e hasura.

Free Traffic Exchange