Report TV - Komisioni hetimor për çështjen 'Tahiri'

2018-05-14 0

Nis me debate të ashpra Komisioni Hetimor për çështjen ?Tahiri?, debati është zhvilluar mes kryetarit Paloka dhe nënkryetares Felaj.

Edi Paloka i është drejtuar nënkryetares Ermonela Felaj duke i thënë që ju keni uzurpuar vendin tim. Sipas anëtarit të PD Noka ka thënë që mazhoranca kërkon të nëpërkëmbë Komisionin.

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar "Tahiri" përballi palët pas debatit të krijuar me 4 prill, ku mazhoranca mblodhi Komisionin e vetme teksa deputetët e opozitës ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit.

Unë e kalova, megjithatë meqe e hapët ajo e ashtëquajtuara mbledhje që ju bëtë përveçse është krejtësisht nul, është dhe në shkelje të plotë të ligjit. Ju zonja Felaj në atë mbledhje keni ozurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj. Për mbarëvajtjen e komisionit unë e lashë vetëm me një denoncim publik sepse mund t'ju akuzoja për uzurpim të postit sipas ligjit ju e dini shumë mirë se nënkryetari i komisionit vetëm me autorizim të kryetarit mund të marrë detyrat e kryetarit. E keni të qartë, të shkruar shumë mirë në ligj.

Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim. Nuk do ta toleroj më.Komisionin e drejtoj unë me të gjitha kompetencat që më jep ligji dhe kushtetuta, absolutisht nuk keni pasur të drejtë të mblidhni komisionin. Unë e kuptoj pse e bëtë, ishte vendimi për tu marrë në gjykatë për kuksianët që u ngritën në protestë, ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë. Por nuk mund të trajtohet as ligji dhe as Kushtetuta në këtë mënyrë, sa herë ti duhet Edi Ramës për të krijuar situata që në fakt ju vënë jnu në vështirësi, se ai është në terëzi.

Edi Paloka, kryetari i Komisionit Hetimor i Çështjes 'Tahiri'

Free Traffic Exchange