Ora News - Elbasan, babai i dy fëmijëve vdes pak ditë pasi u kafshua nga qeni

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një burrë në Elbasan humbi jetën disa ditë pasi ishte kafshuar nga një qen rrace i cili i shkaktoi dëmtime të mëdha, duke evidentuar edhe një herë rrezikun me të cilin përballen qytetarët përballë kafshëve të pakontrolluara në rrugë apo ambiente të tjera. 58 vjeçari ishte trajtuar në spitalin e Elbasanit dhe Tiranës, dhe ishte kthyer në shtëpi, por mbrëmë ndërroi jetë si pasojë e një trompoze, ndërsa për mjekët e veterinerët në gjendjen e tij shëndetësore ndikoi edhe kafshimi.

Një 58 vjeçar nga Elbasani, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë disa ditë pasi ishte kafshuar nga një qen rrace, duke rikthyer edhe një here në qendër të vëmendjes rrezikun me të cilin përballen qytetarët përballë kafshëve të pakontrolluara.

Rifat Bajrami, banor i lagjes "5 Maji" ishte sulmuar nga një qen Sharri teksa po kalonte pranë biznesit ku kafsha mbahej i lidhur si roje.

Ai ka marrë plagë të rënda në trup për të cilat fillimisht është trajtuar në spitalin e Elbasanit, dhe më pas në kryeqytet.

Të afërm dhe fqinj të 58 vjeçarit bëjnë me dije se pas përmirësimit të gjendjes, ai i ishte rikthyer aktivitetit të përditshëm, por mbrëmjen e djeshme pësoi një trompozë.

"Gjithë këto objektet janë të ruajtur me qenë, duhet të kesh kujdes".

Të pyetur për rastin konkret, mjekët thanë jashtë kamerave se kafshimi i qenit ka ndikuar keq tek 58 vjeçari edhe për shkak të problemeve shëndetësore, ku familjarët konfirmuan se ai vuante nga diabeti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-58-vjecari-vdes-ne-spital-pak-dite-pasi-u-kafshua-nga-nje-pit-bull

Free Traffic Exchange