Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Aurel Llapa (në foto djathtas) është sulmuar nga punonjës i prefekturës së qytetit me detyrë topograf.
Llapa akuzoi se u godit nga topografi i Prefekturës Shefqet Aliko, sipas burimeve pas një debati mes tensionesh për një çështje pronesie, pas kesaj dere.
Por kryebashkiakja Gjirokastrës, Zamira Rami para njoftimit zyrtar edhe të policisë që po i merr në pyetje dy personat e përfshirë në konflikt, nuk ksihte dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Rami: Jam në këtë konferencë për shtyp e detyruar nga një ngjarje shumë e rëndë e ndodhur në institucionin e bashkisë Gjirokastër. Zoti Aurel Llapa, me detyrë zëvendës/kryetar i këtij institucioni është goditur dhe dhunuar nga një person për shkak të detyrës në zyrën e tij.Ky akt i paprecedent është i patolerueshëm pasi është dhunuar jo vetëm një person, por institucioni i qeverisjes vendore. Vlerësoj bashkëpunimin e deritanishëm me drejtorinë vendore të policisë dhe i bëj thirrje organit të akuzës të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e ngodhur dhe të vërë para përgjegjësisë autorin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/topografi-i-prefektures-qellon-me-grushte-nenkryetarin-e-bashkise-gjirokaster