Report TV - Elbasan, kafshohet nga qeni, ndërron jetë në spital 58-vjeçari

2018-05-14 0

Një 58 vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen Pitbull dhe ka ndërruar jetë rreth orës 00.01 të ditës së sotme. Burime të besueshme raportuan se 58 vjeçari Rifat Bajrami nga lagja "5 Maji " pak ditë më parë është sulmuar nga një "Pitbull". Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58 vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë. Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.