Një debat mes n/kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të Prefekturës ka përfunduar në dhunë brenda institucionit. Sipas burimeve të Report Tv, topografi i Prefekturës Shefqet Alikaj debatoi me n/kryetarin e bashkisë Aurel Lapaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas e goditi me grushte.
Report Tv ka siguruar pamjet nga zyra e n/kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës ku duken njollat e gjakut nga përplasja fizike mes dy zyrtarëve vendorë. Sipas gazetarit të Report Tv në Gjirokastër Piro Nase, Aurel Lapaj pas ngjarjes ka shkuar i gjakosur duke bërë denoncimin në komisariat, ndërsa punonjësi i Prefekturës ende nuk është ndalur.