Ora News - Rama, në dhjetëshen e liderëve botërore më interaktivë në Facebook

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet në dhjetëshen e liderëve botërore, si një nga politikanët më interaktiv në Facebook.

Burson Cohn & Wolfe, një agjenci globale e komunikimit me eksperiencën të madhe në komunimikimin digital dhe ndërveprimin në facebook.

Presidenti Donald Trump listohet i pari ndrërsa Rama renditet i 10-ti

Lista vijon me presidentin argjentinas, Mauricio Macri, atë të Kanadasë, Justin Tudeau, të Kenias Uhuru Kenyatta, dhe i fundit në dhjetëshe renditet kryeministri shqiptar, Edi Rama me më shumë se 13 milionë ndërveprime.

Që nga marsi 2018, qeveritë dhe udhëheqësit e 175 vendeve kishin një prani zyrtare në rrjetet sociale, duke përfaqësuar 91% të 193 vendeve anëtare të OKB-së.

650 faqet personale dhe instituticionale në Facebook të liderave botërore, qeverive dhe ministrive të jashtme të analizuara në këtë studim kanë një total prej 309.4 milionë ndjekës deri më 15 mars 2018.

Që nga 1 janar 2017 ata kanë publikuar një total prej 536,644 postimesh që kanë mbledhur rreth 900 milionë ndërveprime.

Barak Obama ishte lider i parë botëror për të hapi faqen e tij në Facebook, në mars 2007, kur ai ishte ende guvernator i Illinois.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ne-dhjeteshen-e-lidereve-boterore-me-interaktiv-ne-facebook

Free Traffic Exchange