Dy shpërthime eksplozivi në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora është tronditur në orët e para të mëngjesit te se mërkurës nga dy shpërthime tritoli te njëpasnjëshme. Ngjarja e parë u shënua rreth orës 02:30 në lagjen ?Lirim?, fare pranë drejtorisë së policisë. Eksplozivi shpërtheu në katin e 5-të te pallatit.



Persona ende të paidentifikuar e kishin vendosur lëndën plasëse në sheshpushimin pranë banesës së 29 vjeçarit Fatjon Bata.



Si pasojë e shpërthimit, nëna e 29 vjecarit, është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Ngjarje nga e cila fatmirësisht nuk pati te lënduar në njerëz, shkaktoi panik tek banorët e pallatit.



Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer. Atë zonjën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë. Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë.



Dyshohet se Fatjon Bata mund te këtë qene shënjestra e shpërthimit. Ai rezulton i paskeduar nga policia, ndërsa jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën.



Një orë më vonë një tjetër shpërthim u regjistrua ne qytetin bregdetar në lagjen ?15 tetori?, pranë Bashkisë së Vlorës. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës e një 69 vjecarit Guri Cobo nga Vlora. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.



Blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dy ngjarjet, por deri per asnjërën prej tyre nuk ka autore te dyshuar.