Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm diskutohet raporti i ERE. Është vënë re mungesa e opozitës në komision, i pranishëm është deputeti Robert Bitri i LSI.
Kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha se çmimi i energjisë do të vendoset në bazë të performancës së kompanisë.
Enti Rregulator i Energjisë raporton dhe i bën një vlerësim të veçantë rritjes së sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike. Rëndësi të madhe ka marrë edhe rregullimi i linjave të gazit natyror.
Jemi pjesëtar i organizmave të Europës Juglindore, kemi marrë pjesë dhe kemi udhëhequr disa procese, dhe kemi marrë edhe vlerësime pozitive. Jemi në diskutimin e problematikave të tarifave të gazit natyror, do të doja të bëja një lloj dialogimi.
Kreu i ERE, Petrit Ahmetaj
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi ka pyetur nese do të rritet çmimi i energjisë elektrike dhe për furrat e bukës dhe Ahmetaj ka thënë që furrat e bukës dhe objektet fetare kanë një çmim të reduktuar.
Humbjet teknike në rrjet duan investime të mëdha dhe lidhen me cilësinë e performancës së ERE, ka thënë Ahmetaj.