Report TV - Arbëreshët ndalen në varrin e Dritëro Agollit/ Një këngë dhe letër nga Vorea Ujko për të

2018-05-14 6

Arbëreshët e Italisë janë ndalur në varrin e poetit të madh Dritëro Agollit. Vizita e tyre në Shqipëri vjen në kuadër të projektit ?Të dua Arbëri?, një bashkëpunim shqiptaro-italian mes dy shoqatave Albanian Excellence dhe Vorea. Presidentja e shoqatës Albanian Exellence, Flora Nikolla tregon për Report Tv raportin që poeti Dritëro Agolli kishte me arbëreshët.

Unë isha fëmijë dhe kujtoj me shumë mall dhe me shumë nostalgji dashurinë e madhe, duke e njohur personalisht, mik i familjes sime...dashurinë e madhe që kishte për Arbërinë dhe Arbëreshët.

Presidentja e Albanian Exellence, Flora Nikolla.
E bija e Dritëroit, Elena Agolli zgjodhi që në këtë ditë të lexohej letra që poeti arbëresh Vorea Ujko i ka dërguar Dritëroit në vitin 1981.

?I dashur Dritëro,

Unë e ndiej largësinë nga ju . Jam gjithmonë i detyrueshëm për mikëpritjen vëllazërore dhe nuk di si t?ia shpërblej mëmës Shqipëri . Po unë e di se ti je i kënaqur kur unë i shërbej atdheut . Unë jam poet si edhe Ti je poet .Po , je poet . Kam rilexuar në këto ditë ?Nënë Shqipëri? e më qan shpirti dhe m?u mbush me gëzim . Ajo është historia gjeologjike , panoramike , legjendare, heroike, filozofike, kombëtare, politike, shoqërore, popullore e gjithë Shqipërisë. E ti askurrë s?je spektator por jeton me çdo çast të kësaj historie, je i ngatërruar me çdo ngjarje dhe mishëron në vjershat dashurinë për atdheun , ndjenjën e dëshirat e njeriut shqiptar.

Free Traffic Exchange