Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision entertainment nga Arjola Shehu
Riselda Sejdija, pedagoge e Universitetit të Arteve dhe bashkëshortja e biznesmenit të njohur Hajdin Sejdija ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Gjatë emisionit, ajo jo vetëm që sprovoi veten në kuzhinë, por foli edhe për jetën private. E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu nëse ka në plan një fëmijë të dytë, Sejdija tha jo dhe tregoi se arsyeja është pikërisht djali i saj.
?Nuk kam në plan një fëmijë të dytë, nuk do Brahimi. Ai ndihet i përkëdhelur dhe mendon se një fëmijë i dytë do t?i merte vëmendjen?, tha pedagogia.