Kryeministri Edi Rama mbërriti sot përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj në Bulevardin e Ri të Tiranës, ku qeveria prezantoi disa projekte me peshë, sidomos për sa i takon infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore në vend.
Në këtë mënyrë, bien poshtë zërat, sipas të cilave mes kryeministrit dhe qytetarit të parë të Tiranës ka një ftohje.
Veliaj e kishte mohuar një gjë të tillë pak kohë më parë në Report TV, kur tha se ka një komunikim të rregullt të përditshëm me Ramën.
Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se në këtë fushatë do preken të gjitha njësitë e vendit, jo vetëm bashkiake.
?Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do të dëgjojmë prej tyre se cfarë mendojnë ata për punën tonë. Proces që e nisim sot nga Tirana, ku pa asnjë diskutim jemi të vetëdijshëm për sa shumë ka ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mund të mohojnë se sa shumë është bërë. Punën që parashikojmë në vijim për infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore. Do të shpalosim programin kombëtar të punësimit jo si strategji por si program i detajuar ku do të shpjegojmë sipas sektorëve të mundësive të reja për punësim?- tha Rama.