Përpos hapjes së zyrave të bashkëqeverisjes dhe të regjistrimit të anëtarësisë në këtë platformë, Asambleja Kombëtare e PS, në fillim të muajt janar, u la kryetarëve të degëve të PS edhe një detyrë tjetër të rëndësishme, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Detyra konsistonte në shtimin e efektivit të Partisë Socialiste me 30 mijë anëtarë të rinj. Ky objektiv duhej të përmbushej në periudhën janar-tetor 2018. Në mbledhjen e radhës së Asamblesë Kombëtare të PS, mbajtur ditën e shtunë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, paraqiti një raport me rezultat e secilës degë sa i takon përqindjes së anëtarësimeve të reja, për periudhën janar-22 prill 2018. Deri në 22 prill 2008 janë bërë vetëm 2057 pranime të reja në PS, shumë larg objektivit. ?Realizimi i këtij objektivi i obligon strukturat e partisë që anëtarësimet e reja në parti këtë vit të përbëjnë një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së tyre që anëtarësimet e reja të bëhen çdo ditë, çdo javë, nga të gjithë dhe kudo, që puna me anëtarësimet e reja të jetë me objektiva konkrete dhe me bilance javore e mujore. Sipas informacioneve të kryetarëve të partisë të 61 bashkive, rezulton se për periudhën janar-22 prill 2018, janë bërë gjithsej 2057 pranime të reja. Në bashkitë Berat, Kuçovë, Skrapar, Vau i Dejës, Blesh dhe Patos rritja e anëtarësisë është 7-10 %, në nivelin e objektivit të përcaktuar. Në bashkitë Has, Lezhë, Mirditë, Bulqizë, Vlorë, Rrogozhinë, Elbasan, Ura Vajgurore dhe Himarë, anëtarësia është rritur me 4-5 %. Në 11 bashkia, rritja e numrit të anëtarësisë është më pak se sa një për qind dhe në 7 bashki nuk është bërë asnjë pranim i ri?, thuhet në raportin e përgatitur nga Taulant Balla.