Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 02.00, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës në lagjen Kushtrimi, ndërsa 45 minuta më vonë, shpërthimi i dytë është kryer në afërsi të bashkisë së qytetit.
Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale.
Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.
Një tjetër shpërthim është dëgjuar në afërsi të bashkisë së qytetit. Mësohet se lënda eksplozive është hedhur në oborrin e një shtëpie private.
Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia e Vlorës për të dyja ngjarjet.