Ora News - Vlora zgjohet nga dy shpërthime tritoli, dëshmia e parë

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UTFqinjët e 30-vjeçarit Fatjon Bata, të cilit i vu eksploziv në banesë flasin për një shpërthim shumë të fortë.

I moshuari i tronditur nga ngjarja tregon se shpërthimi kishte dëmtuar banesën e Batës, duke shembur për tokë derën kryesore të apartamentit, ndërsa ishte thyer edhe xhami i tualetit.

Madje, ai shton, se edhe në banesën e tij ishte ndjerë tronditja.

Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer.Atë plakën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë.

Ngjarja e rëndë, e cila fatmirësisht u mbyll pa të lënduar, ndodhi rreth orës 02:30, në lagjen ?Lirim?.

Lënda eksplozive ishte vendosur pranë derës së apartamentit të Fatjon Batës, i cili jetonte me të ëmën.

45 minuta më pas, në Vlorë u regjistrua një tjetër shpërthim me tritol në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, në lagjen ?15 Tetori?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlora-zgjohet-nga-dy-shperthime-tritoli-njeri-ne-nje-pallat-prane-policise

Free Traffic Exchange