Denoncimi i Stop/Serish dhune ne Shtepinë e Foshnjes

2018-05-14 15

Transmetohen sërish pamje dhunë ndaj fëmijëve. Një kamer e fshehtë e emisionit investigativ ?Stop?, që transmetohet në TV Klan tregon se si punonjëse të Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë ushtrojnë dhunë ndaj fëmijë të mitur.

Përveç se ushtron dhunë fizike ndaj këtyre fëmijëve të braktisur, punonjësja e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë u drejtohet atyre më një fjalor banal, aspak të denjë për një kujdestare fëmijësh, e cila në thelb të punës së saj duhet të ketë përkujdesjen dhe dashurinë ndaj tyre.

Dhuna në qendrat e fëmijëve është një rast i përsëritur. Më skandalozi ishte ishte ai i vitit 2015 në Shkodër ku një prej kujdestareve detyron fëmijët që t?i binden duke u ulur në prehrin e tyre. Një vit pas kësaj ngjarje, emisioni Stop publikoi një video nga shtëpia e foshnjes në Durrës, ku shenjat e përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve ishin të dukshme. Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe shtëpinë e jetimëve në Sarandë në Maj të vitit 2016.

Por si të mos mjaftonte skandali me ushtrimin e dhunës në qendrën e foshnjës në Vlorë, drejtoresha Olta Ganaj kryen shkelje të hapura. "Stop" zbuloi se ajo i ka vendos vetes një kuotë prej 70 mijë lekësh në muaj për përdorimin e makinës private.

Edhe pse në buxhetin e këtij institucioni nuk është përcaktuar që duhet të këtë makinë, drejtoresha Ganaj përfiton 70 mijë lekë të vjetra për makinën e saj.

Por edhe pse në buxhetin e këtij institucioni nuk është përcaktuar që titullari të ketë makinë në dispozicion, interesimit të gazetarit ajo i përgjigjet se i vetmi automjet që ka qenë në përdorim nga kjo qendër ka kohë që është jashtë funksionit.

Free Traffic Exchange