Sheshi Skënderbej është ndezur këtë mbrëmje nga artistë të njohur në fushën e muzikës. Një koncert me debutimin e këngëtarëve të njohur Ledri Vula, Arilena Ara, Alban Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Yll Limani, Filloreta Raci dhe nën muzikën e luajtur nga DJ ALDO, mjaft qytetarë nga Shqipëria por edhe Kosova kanë mundur të shijojnë performancën e tyre.
Kryebashkiaku Erion veliaj, pasi uroi ditën ndërkombëtare të punëtorëve, u shpreh se kjo verë do të jetë mjaft e larmishme nga ana artistike, ndërsa bëri me dije edhe disa prej aktiviteteve që do të zhvillohen duke nisur nga dita e Europës më 9 maj, e duke vijuar dhe me festa të tjera, ndër të cilat edhe festa e 1 qershorit.