Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teologu dhe pedagogu Ermir Gjinishi tha se gylenistët kanë depërtuar në strukturat e shtetit shqiptar. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se në Shqipëri gylenistët janë prezent që në vitet 90. Gjinishi u shpreh gjithashu në Shqipëri janë dhunë shumë nënshtetësi për gylenistët.
Ermir Gjinishi: Duhet të themi atë që ka ndodhur në Shqipëri që nga momenti i tentativës të grushtit të shtetit në Turqi, edhe Shqipëria ka mbajtur qëndrimin zyrtar, që për hir të së vërtetës nuk ka qenë kontradiktor me perëndimin dhe Brukselin. A kanë ndodhur ndryshime me prononcimin e djeshëm të kryeministrit Rama? Unë nuk besoj, por di të them disa gjera që janë tregues shumë të rëndësishëm të aktivitetit ose qëndrimit që ka shteti shqiptar gjatë këtyre 10 viteve të fundit në lidhje me prezencën e lëvizjes gyleniste në Shqipëri dhe Ballkan. E para janë shkuruar në mediat perëndimore shumë kohë para se të ndodhte grushti i shtetit për një prezencë shumë të theksuar të gylenistëve në Ballkan, madje është piketuar se Shqipëria është një nga obejktivat e tyre. Mendohet se ishte prezencë rivale mes Bosnjës dhe Shqipërisë, përtej prezencës tjetër në të gjithë Ballkanin.
Po ndryshojnë disa gjëra por nuk po ndodhin për herë të parë pas prononcimit të kryeministrit. Më lejoni të përmend tre tregues që besoj janë domethënës. Gylenistët kanë një prezencë që pas fillimeve të viteve 90 në Shqipëri. Sigurisht kanë pasur një kohë për një segment kohor të mjaftueshëm që ato të infiltrohen dhe të depërtojnë nëpër strukturat e shtetit shqiptar dhe kanë depërtuar në strukturat e shtetit shqiptar, dhe ky është problemi kryesor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjinishi-gylenistet-kane-depertuar-ne-strukturat-e-shtetit-shqiptar