Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtorja e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Elira Demiraj tha se shpesh herë përballen me refuzim të punës nga ana e punëkërkuesit. Kjo sipas saj vjen nga niveli i ulët arsimor, por edhe për shkak të qëndrimit në skemat e ndihmës ekonomike.
E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Demiraj tha se panairi i punës ka mundësuar 3 mijë vende pune aktive.
Pjesë nga intervista
Elira Demiraj: Kemi raste refuzimesh që kryesisht vjen nga niveli i ulët arsimor, nga ndenjtja për një periudhë shumtë gjatë pasive në skemat e ndihmës ekonomike, ndoshta dhe për shkak të informalitetit që duke marrë skemat mund të kenë edhe skema informale punësimi të cilat ne nuk mund ti dimë.
Ilva Tare: A ka një kufij refuzimesh?
Elira Demiraj: Sigurisht që ka një kufi, por vetë klientët arrijnë ta refuzojnë vendin e punës kur ato nuk e duan atë. Pra është një deklarim që ata vetë e bëjnë për të dalë nga skema e punëkërkuesit, pra nuk kërkojnë punë nga shërbimet tona.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elira-demiraj-3-mije-vende-pune-por-ja-pse-refuzohen