Ora News - Të trembur nga vettingu, 9 gjyqtarë të larguar deri tani nga sistemi

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur të japë rezultatet e para prej disa javësh, më shumë se gjysma e gjyqtarëve të larguar tashmë nga sistemi, kanë vendosur të dorëhiqen nga detyra para se ti nënshtrohen kontrollit. Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos I nënshtrohen vettingut. Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.

Procesi i vettingut prej javësh ka filluar të japë rezultatet e para me shkarkimin e gjyqtarëve, vijon të shtohet numri i të dorëhequrve nga sistemi i drejtësisë.

Deri më tani, numrin më të lartë të dorëheqjeve e mbajnë gjyqtarët, të cilët kanë ndërprerë karrierën, ndërsa minimal është numri i prokurorëve që kanë zgjedhur të vetëlargohen pa u përballur me vettingun.

Deri tani janë larguar me dëshirë nga sistemi 7 gjyqtarë, përfshi edhe ish kryprokuron Adriatik Llalla i cili pas mbarimit të mandatit, ishte kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Më herët, është dorëhequr vetëm një prokuror i Krujës, Sulejman Tola, i cili u largua pasi mbushi moshën për pension.

Nga ana tjetër, Gjyqtarët mbajnë numrin më të lartë të shkarkimeve edhe në vendimet e marra nga KPK deri tani. Ne tri, vendime për largim të marra deri tani prej tyre dy janë gjyqtarë dhe një është prokuror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-trembur-nga-vettingu-9-gjyqtare-te-larguar-deri-tani-nga-sistemi

Free Traffic Exchange