Një trafik tepër i rënduar është shënuar pasditen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, në të dyja kahet. Trafiku fillonte në Mamurras dhe mbaronte përtej fshatit Larushk të Fushë Krujës. Kjo gjendje e rënduar e trafikut ka vështirësuar shumë dhe kalimin e autoambulancave, që udhëtonin në drejtim të Tiranës.