Ora News - Bien depozitat, vetëm në mars 11.2 mld lekë më pak

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Depozitat kanë pësuar uljen më të madhe për vitin 2018.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në krahasim me një muaj më parë depozitat janë ulur me 11.2 mld lekë. Rënie të depozitave ka pasur si në lekë po ashtu edhe në euro. Nisma për de-euroizimin duket se ka ndikuar në uljen e ndjeshme të depozitave në euro një tendencë kjo që ka nisur që prej fillimit të këtij viti.ndërsa në lek ulja e depozitave shpjegohet me interesat e ulta të vendosura nga Banka e Shqipërisë.

Nisma e Bankës së Shqipërisë për DE-euroizimin duket se ka dhënë efektet e para edhe në nivelin e depozitave në euro.

Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë gjatë marsit depozitat në total janë ulur me 11.2 mld lekë duke arritur në nivelin më të ulët për këtë vit. Stoku arriti në 983 mld lekë nga 995 mld lekë që ishte gjatë muajit shkur.

Depozitat në valutë rënë me rreth 4,3mld lekë në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të BSH konstatohet se depozitat në lekë janë ulur me 6.7 miliardë lekë ndërsa pritet që të vijoj një tendencë e tillë pasi normat e interesit do vazhdojnë të qëndrojnë të ulta edhe gjysmën e dytë të vitit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bien-depozitat-vetem-ne-mars-112-mld-leke-me-pak

Free Traffic Exchange