Një tjetër aksident tragjik ka përgjakur sërish rrugët e vendit, me pasojë vdekjen e të personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një makinë ka përfunduar në kanal dhe është përmbysur, duke ju marrë jetën tre të rinjve.
Burime të Report Tv nga policia bëjnë me dije se makina tip Lancia AA 389 MO ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.
Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ka nxjerrë trupat e tre viktimave, të cilët raportohet se janë me dëmtime të shumta dhe dërguar ata në morg, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe tre ambulanca të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për nxjerrjen e makinës nga kanali dhe zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes. Report Tv mëson se tre të rinjtë ishin nga fshati Adriatik, emrat e të cilëve nuk dihen ende.