Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 42 vjeçar protestoi me pankarta në qendër të Fierit për mungesën e punës, edhe pse në një pankartë shprehu dëshirën dhe gadishmërinë për të punuar. Edmond Hoxha për median tha se në zyrat e Punës i kishin ofruar punën në zanatin e saldatorit, për çka do ti duhej të bëjë edhe një kurs. Pranë zyrës së Punës në Fier rezultojnë 13.413 punëkërkues në Qarkun Fier, nga të cilët janë 845 kanë nisur punë me ndërmjetësim. Në simbolikën e 1 Majit, taksistët e licensuar në Vlorë e Shkodër protestuan kundër konkurrencës së pandershme.
Me këtë pankartë ku shpreh dëshirën dhe aftësinë për punë, Edmond Hoxha protestoi në qendër të Fierit me një mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama për punësimin.
Hoxha: "Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë!"
42 vjeçari nga Mbrostar Ura në Fier, thotë se është një prej zanatçijve që punën nuk po e gjejnë as në zyrat e posaçme të punësimit.
Ai thotë se prej 18 vitesh shtron pllaka, por vendi i punës që i ofruan ishte saldator, zanat për të cilin nuk i ka aftësitë dhe i duhet të bëjë një kurs në raste se do të pranonte.
Hoxha: Protestoj se nuk kam punë. Punoj prej 18 vitesh shtrim pllakash në ndërtim dhe që kur erdhi ky i gjati nuk kam punë, nuk ushqej dot familjen. Kam zanat po nuk kam punë, kam tokë por nuk e vadis dot se nuk kam ujë.Nuk mundem më të jetoj.Çdo vit e kam festuar 1 majin gjithmonë në Manastir me mish, merrja zgarën me vete. Sivjet nuk ka asgjë që mund të festoj.Kam kërkuar punë por asgjë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/1-maji-jo-feste-por-proteste