Trekëndëshi që kap “peshqit e mëdhenj” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Korça në forumin qytetar për sigurinë publike, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se trekëndëshi polici-prokurori-gjykatë është ai që çon peshqit e mëdhenj në rrjetë. Duke iu përgjigjur pyetjeve për Vetting-un, ministri i brendshëm tha se ka pasur spekulime e nëse sistemi do të funksionojë, atëherë askush nuk do të dalë mbi ligjin.



?Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t?u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin ? ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë 'peshqit e mëdhenj'. Sepse që 'peshku i madh" të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia - Prokuroria - Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi.?

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore iu përgjigj shqetësimit të qytetarëve për antenat e telefonisë celulare.



"Në lidhje me ndotjen elektromagnetike, është një fenomen i cili ekziston edhe në qytete të tjera, jo se duam të përjashtojmë përsëri veten nga përgjegjësia, ne e kemi përgjegjësinë në këto raste, por nga të gjitha studimet dhe korrespondencat që ne kemi ndër policitë lokale, operatorët të cilët janë duke shfrytëzuar këto lloj antenash, kanë marrë në shumicën e rasteve leje nga Këshillat Bashkiakë, si autoritete të cilat kanë të drejtë të pajisin me këto leje operatorët. Nuk e di këtu në Qarkun e Korçës në rast se janë pajisur apo jo me këto leje, por ne si Polici Shteti, jemi të gatshëm, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nëqoftëse do të merret një iniciativë nga Pushteti Vendor, shumë mirë, në të kundërt po e marrim ne si iniciativë, Drejtori Vendor është këtu, të ngremë një grup të përbashkët edhe me Agjencinë e Mjedisit, edhe me përfaqësues të Pushtetit Vendor, le të bëhet një ristudim apo një evidentim i gjithë antenave, ato që janë me leje, janë me leje, kurse ato që s'janë me leje të marrin masa me mbështetjen e Policisë, por ne vetëm ju mbështetim që të ushtrojmë autoritetin. Prefekti është i gatshëm, ndoshta mund t'i shërbejë Prefektit si Kryetar i Task Forcës, për të eliminuar këtë fenomen.?

 

Forumet Qytetare për Siguri janë mbajtur më herët në Elbasan, Dibër, Fier e Berat.