Heshtje në Partinë Demokratike për Patozin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka heshtur sot per largimin e Astrit Patozit njeriut qe per 7 vite ka qene nënkryetar i saj. Por kjo qasje është e pritshme: 2 muaj me pare kur Lulzim Basha u pyet per mundësinë e krijimit te nje partie te re nga Astrit Patozi, përgjigja e tij ishte e qarte:



Qe pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike është përballur me disa lëvizje brenda saj.



Nga njera ane është Patozi. Ai duket se po shkon drejt krijimit te nje force te re politike e qe gëzon mbështetjen e Ridvan Bodes, i cili per shkak se ka qene sekretar i përgjithshëm eshte nje nga njerëzit qe njeh me mire strukturën e PD.



Ne krahun tjetër, është ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli e Arben Imami te mbështetur nga  disa anëtare te kryesisë se Këshillit Kombëtar.



Topalli nuk do t?i bashkohet Patozit, ajo do te vazhdoje betejën e saj kundër Lulzim Bashes brenda PD. Ky grupim ka nje avantazh pasi Arben Imami, Edit Harxhi,  Edvin Kulluri e disa emra te tjere te paktën deri ne fund te vitit jane pjese e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, forume te cilat do ti shfrytëzojnë per t?u përballur me Bashen.



Nga pjesa tjetër e kritikeve, Eduard Selami e ka bere te qarte linjën e tij per ta kundërshtuar Bashen nga brenda sistemit; Genc Ruli është tërhequr nga politika, e Majlinda Bregu do te shkëputet per 3 vjet per shkak te detyrës se re.



Por pavarësisht ndarjeve apo grupimeve, duket se Lulzim Basha e ka te qarte strategjinë. Pas miratimit te statutit brenda javës, ai do te nise zgjedhjet ne baze per te ripërtërire kështu te gjithë strukturën e Partisë Demokratike.