Vllaznia B kërcënon me bojkot të ndeshjes së të shtunës ndaj Tërbunit e vlefshme për Kategorinë e parë. Shkak është bërë mos marrja e pagave që prej një viti.
Futbollistët e 'Vllaznisë B' gjatë ditës së sotme kanë bojkotuar seancën stërvitore në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave prej plot një viti. Ata i kanë dhënë ultimatum Bashksië së Shkodrës që deri të premten të gjejë një zgjidhje pasi në të kundërt do të bojkotojnë ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës.
Vllaznia B luan në grupin e play-out të Kategorisë së parë dhe ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë. Bashkia e Shkodrës ka në menaxhim edhe skuadrat e futbollit duke nisur që me Vllazninë e deri tek ekipet e moshave.