Protestë për minatorët që kanë humbur j" /> Protestë për minatorët që kanë humbur j"/>

Ora News - 1 Maji i (jo) protestave, Organizata Politike "homazh" për minatorët që humbën jetën

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestë për minatorët që kanë humbur jetën në minierat e vendit dhe për ata që punojnë në fasoneri me pagesa të ulta. Të rinjtë e Organizatës Politike përmes këtij reagimi thanë se njerëzit kanë frikë të reagojnë, ndërsa qeveria nuk e shpalli minimumin jetik.

Në ditën e punëtorëve, të rinjtë e Organizatës Politike protestuan para Ministrisë së Energjitikës dhe në zonën e Kombinatit.

Ata thonë se për 5 vite, 42 minatorë kanë humbur jetën gjatë punës së tyre në miniera, shumica prej tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Në zonën e Kombinatit ku janë përqëndruar disa biznese fasoneri , të rinjtë aktivistë thanë se ky sektor është ndër më të vështirit dhe më pak të paguarit.

Përmes protestës ata kërkuan më shumë punë, më shumë dinjitet, siguri dhe pagesa në punë, ndërsa nga qeveria shpalljen e minimumit jetik.

Ndërsa të paktë ishin njerëzit që iu bashkuan protestës më këtë ditë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/1-maji-i-jo-protestave-organizata-politike-homazh-minatoret-qe-humben-jeten

Free Traffic Exchange