Ora News - Xhafaj paralajmëron të tjera goditje të grupeve kriminale

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi nga Korça se shumë shpejt do të ketë goditje të grupeve kriminale, tashmë të identifikuara. Ai theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar.

Xhafaj: Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin ?Forca e Ligjit?. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për procesin e Vetting-ut, ministri tha se në radhët e Policisë së Shtetit ka një shumicë dërrmuese, burra dhe gra, djem dhe vajza të pakorruptuar, të ndershëm, të përkushtuar, të përgjegjshëm, që nuk janë thjesht për një punë të zakonshme, por janë në një shërbim të veçantë, ndaj vendit dhe qytetarëve.

Xhafaj: Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë. Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj, është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund.

Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t?u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin ? ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë 'peshqit e mëdhenj'. Sepse që 'peshku i madh" të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia - Prokuroria - Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi.

Derklaratat Xhafaj bër në Forumin Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-paralajmeron-te-tjera-goditje-te-grupeve-kriminale-flet-dhe-peshqit-e-medhenj

Free Traffic Exchange