Report TV - Dy zjarre brenda 10 ditësh, digjen 5 ha pyje në Shtanë të Kukësit

2018-05-14 0

Ka rënë zjarr në fshatin Shtanë të Njësisë Administrative Malzi të Kukësit, nën flakë janë vënë mbi 2 hektarë pyje. Zjarri ka rënë rreth orës 1 pas mesnate. Si pasojë e zjarrit është dëmtur linja e transmetimit e tensionit të lartë, linjë e cila transmeton energjinë e prodhuar nga hecet e grykë Vanave dhe Bushtricës për të Fierzë.

Në terren sot kanë mbërritur Shërbimi Zjarrëfikës i bashkisë Kukës, Drejtria e Pyjeve, Emergjencat Civile. Banorët e po ndihmojnë për shuarjen e zjarrit. Ky është zjarri i dytë i rënë brenda 10 dutëve po në fshatin Shtanë. Emergjencat Civile dhe Drejtoria e Pyjeve ju bëjnë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e pyjeve dhe të mos shkaktojnë vatra zjarri. Para 10 ditëve në këtë zonë ka rënë zjarr rreth 1 km më lart dhe janë djegur mbi 3 hektarë pyll me gështenja.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, nese është zjarrvënie e qëllimshme apo jo, polica po punon për zbardhjen e ngjarjes.